Lajme

Bajqinovci: Isë, po t’i shpjegoj statistikat e UNDP-së

05/31/2020 17:11
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili i kontestoi anketat e publikuar nga UNDP.

Bajqinovci ka shkruar se populli nuk po i beson më Isa Mustafës, raporton Gazeta Blic.

Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Isë,

Po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat dhe me i lexu mesazhet e brendshme të tyre.

Paske thënë si ka mundësi me pas pëlqyeshmëri kaq të lartë një Qeveri që na e paska shkelë Kushtetutën dy herë.

Pra, Isa pak a shumë, ose nën rreshta, e paska nënçmu standardin e vlerësimit të popullit.

Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta kurr nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.

Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë.

Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet.

Isa Mustafa del kundër raportit të UNDP-së: Si mund të ketë këtë përkrahje kaq të madhe një qeveri që dy herë e shkeli Kushtetutën

04/14/2020 13:49

PDK-në, LDK-në, AAK-në e Nismën, deputeti i VV-së i quan parti të Hashim Thaçit