Lajme

Bajqinovci i reagon ashpër Thaçit, e quan helaqe politike, njeri me dije e intelekt prej cubi

06/03/2020 23:52
nga:A. R.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër pas votimit të qeverisë Hoti dhe deklaratave të presidentit Thaçi.

Në një shkrim në rrjete sociale, Bajqinovci e ka quajtur presidentin Thaçi helaqe politike dhe njeri me dije e intelekt prej cubi.

Tutje, Bajqinovci thotë se Kosova do ta ketë një dialog një qeveri ilegale dhe jolegjitime. Teksa, shton se i kanë kapur thikat për ndarje të Kosovës.

Një Qeveri e krijuar në shkelje të Kushtetutes e cila u nis me dekretet e konsultat e parregullta të Presidentit si dhe u vazhdua rishkrim të saj me vulen e rrembyer të Gjykates, një Qeveri e krijuar jashtë normave të vlefshme të Kushtetutes që thyen rregullat mbi legjitimitetin e qeverisjes e mbi të gjitha, një Qeveri, sê cilës, Hashim Thaçi voten vendimtare ja solli naten duke e dhunuar sërish mbi, Kushtetuten dhe institucionin e Presidentit.

Pra sot Kosova do te shkoje ne dialog me nje Qeveri pervecse ilegale, edhe jo legjitime. Pervec se e paafte, edhe e nenshtruar e kontrolluar teresisht nga nje helaqe politike e kulturore, nje njeri me dije e intelekt prej cubi si Hashim Thaçi i cili, e ka vene harten e Kosoves si kolateral per shpetimin e lekures se tij. I pa emancipuar sa i perket dijeve profesionale, kulturorore e urbane te cilat meqe nuk i pervetesoi, i urreu gjithe jeten e tij, ai sot po sillet si huligan politik qe e neverite secilin qytetare te ndergjegjshem ne kete vend.

Dy asistentet e tij, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti po vazhdojnë e t’i behen sherbetore te ketij njeriu qe fatkeqesisht ju imponua Kosoves. Pa Hashim Thacin, lufta per liri te Kosoves nuk do te ishte e perçare aq sa ishte, skena politike e Kosoves do te ishte me e bashkuar perballe Serbise, Kosova do te kishte me shume zhvillim, me shume punesim, me shume integrim, me pak kriminalitet, me pak korrupsion, institucione te pa kapura, politike shteterore me kohorente, rregulla te lojes politike me civile e me demokratike. Megjithate, ate njeri tashme nuk ka asgje qe mund ta shpetoje. Fundi i tij politike, per fatin e mire te Kosoves, e shohim ne vendosmerine e popullit tone per ta hedhur pas kraheve nje trashegimi politike qe pervec mjeshtrise se hajnise, nuk do te kujtohet per asgje tjeter.

Ne do te jemi prane popullit tone te cilit nuk ja kthyem shpinen asnjehere. Ne nuk kemi zgjedhur te tradhetojme e te tallemi me popullin tone prandaj sot kemi perkrahje plebishitare. Ne nuk zgjedhim qe pushtetin ta ushtrojme per vete por gjithmone per dhe vetem ne dobi te njerezve te ketij vendi, pa dallim. Prandaj shifrat po i frikesojne Klubin.

Ne edhe kesaj radhe do te sillemi e veprojme duke u konsultuar me popullin dhe shume shpejt do t’i japim zgjidhje grabitjes se shtetit, Kushtetutes, qeverisjes dhe pasurise se qytetareve.