• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bahtiri nuk dorëzohet, tregon se kur do të vijë Shakira në Mitrovicë!

03/01/2019 22:35
nga:L I

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është i ftuari i radhës në “Blic InterView” me Astrit Gashin, shkruan GazetaBlic.

I pari i Mitrovicës nuk la pa përmendur edhe këngëtaren me famë botërore, Shakirën, e cila muaj më parë u përfol se do vinte në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë për të performuar në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër.

Në “Blic InterView” Bahtiri u shpreh se kjo nuk ka qenë vetëm ide e tij, dhe se sipas tij Shakira një ditë do të vijë.

“Unë kam dëshiruar. Nuk ka qenë veç ide e imja, por ka qenë ide edhe e shumë njerëzve ndërkombëtar që në mënyrë paqësore të bëhet hapja e urës dhe ku kishim gjetur më paqësore sesa me ardhur një këngëtare me famë botërore, e cila na fton për paqe, na fton për bashkim, na fton për harrimin e atyre të kaluarave dhe për një të ardhme më të mirë. Unë kam dashur që atë ta bije këtu, por kena biseduar. Por tani në pjesën e veriut në të cilën ka dhënë dorëheqje kryetarët, katër kryetarët, neve për momentin nuk e kemi atë lluks të bëjmë. Nuk do të thotë që nuk do të vije ajo, por do të jetë një Mitrovicë e jo dy Mitrovica”, u shpreh Bahtiri./GazetaBlic