Lajme

Bahtiri në Shalë të Bajgores: Shaljanët do jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafirë

11/11/2017 22:20
nga:A K

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Mitrovicës dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri, sonte mbajti takime me banorët e fshatrave të Shalës së Bajgores.

Ai është zotuar se me fitoren e tij “shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafirë në shtëpinë e tyre”.

“Gjatë takimeve me banorët e Bajgores dhe Bares mora mbështetje të fuqishme, të cilët shprehën vendosmërinë e tyre që me 19 nëntor ta vulosin fitoren tonë të përbashkët. Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafirë në shtëpinë e tyre, ashtu siç kanë qenë para qeverisjes time”, ka thënë Bahtiri.

“Mitrovica ka nevojë për paqe, zhvillim ekonomik dhe qeverisje me duar të pastra, por nuk ka nevojë të qeveriset me dirigjime nga jashtë, për korrupsion e krim”.

11/20/2017 15:32

Sherifi: NISMA do të bashkëqeverisë në 11 komuna