Lajme

Bahtiri: Kam besim se koalicioni do të bëhet, s’ka si të ndodhë ndryshe

01/16/2020 20:48
nga:B. D

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëkohësisht anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Agim Bahtiri, i ftuar në TV Dukagjini ka thënë se ende ka shpresë që koalicioni VV-LDK do të ndodhë, shkruan GazetaBlic.

“Kam besim se koalicioni do të bëhet sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe, çfarëdo opsioni tjetër është i papranueshëm për mua, për qytetarët dhe për disa njerëz që janë në LDK”, tha ai.

Bahtiri pohoi edhe njëherë se VV të vetmen parti që e sheh si partner është LDK.

“VV do ta ketë partner vetëm LDK-në, ne kemi pritur më shumë se kjo qeverisje të bëhet në nivelin më të mirë të mundshëm, nuk mundem ta kuptoj pse kanë ndodhë këto gjëra nga disa njerëz që nuk kërkojnë në të mirën e vendit”, shtoi Bahtiri.

05/04/2020 18:13

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike, turp ju qoftë!