Lajme

Bahtiri: Jo Agim Veliu, por Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes

01/27/2020 22:33
nga:B. D

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Agim Bahtiri, ka thënë se VV është e hapur për të diskutuar për të mirën e Kosovës, por sipas tij kjo parti nuk do të shkel mbi parimet e saja.

Bahtiri thotë se ajo çfarë po kërkon LDK-ja është e pa realizueshme dhe sipas tij Vetëvendosje “s’ka ku të shkojë më”.

“Largimi i Glauk Konjufcës do të ishte poshtërim për Vetëvendosjen dhe vet institucionin e Kuvendit”.

I pari i Mitrovicës ka thënë se Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes me Vetëvendosjen.

“Jo Agim Veliu, por Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes”.

Bahtiri thotë se LDK-ja qysh kur ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme ka treguar se nuk është e interesuar për marrëveshje.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se stërzgjatjen e bisedimeve dikush do ta paguajë por sipas tij jo LVV pasi që sipas tij ata kanë bërë lëshime të vazhdueshme.

06/22/2020 10:14

Agim Bahtiri: Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë