Lajme

Bahtiri e thotë qartë: Çështja e kryeparlamentarit ka përfundu për tërë jetën

01/16/2020 21:04
nga:B. D

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëkohësisht anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Agim Bahtiri, i ftuar në TV Dukagjini ka thënë se para seancës konstituive kishte takuar disa zyrtarë të LDK-së ku i kishte pyetur se a mundet VV të propozoj Vjosa Osmanin për kryeparlementare, ndërsa LDK kishte refuzuar një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic.

“Unë personalisht jam taku me disa zyrtarë të LDK-së dhe i kam pyetur ata se a është e mundur që VV ta propozoj Vjosa Osmanin për kryeparlamentare, ne kemi pas dëshirë që Vjosa të jetë kryeparlamentare, ata na thanën jo”, tha Bahtiri.

Bahtiri tha qartë se VV nuk a ka ndërmend të lëvizë nga kryeparlamentari.

“Ky proces ka përfundu për gjatë tërë jetës, nuk ka gjasë më të largohet Konjufca nga kreu i parlamentit”, shtoi ai.

05/04/2020 18:13

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike, turp ju qoftë!