Showtime

Baby G kthehet në ‘lojën’ e repit

12/14/2019 21:36
nga:Gazeta Blic

Baby G gjati javës së parë të janarit pritet të rikthehet me këngë të re.

Baby G ka gati një vit që nuk ardhur me ndonjë risi për fansat e saj, edhe pse muaj më parë ajo kishte bashkëpunuar me ish të dashurin për këngën ‘Pretty gangster’, projektin e kishte fshirë menjëherë pas ndarjes.

Por, reperja tani përmes një postimi të bërë në Instagram ka bërë të ditur se gjatë muajit janar saktësisht në javën e parë do i rikthehet skenës sërish me një këngë.

Madje në postimin e bërë ajo ka ndarë edhe disa sekuenca nga projekti i ri, na mbetet të shohim se çfarë ka përgatitur ajo.