Cool

Babai i tre fëmijëve që dikur peshonte 127 kilogramë, arriti të transformohet brenda 6 muajve – sot duket shumë më i ri (Foto)

01/23/2018 20:49
nga:A. R.

Një baba i tre fëmijëve ka habitur të gjithë miqtë dhe familjarët me transformimin e trupit, pasi hoqi dorë nga ushqimi i yndyrshëm.

Jeremiah Peterson, 39-vjeç, nga Missoula, peshonte 127 kilogramë për faktin se vazhdimisht hante ushqim të shpejtë dhe konsumonte birra në orët e vonshme, transmeton Telegrafi.

 

Por, ai sot krenohet me vijat e tij trupore prej një atleti, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme se këtë transformim të pabesueshëm e arriti për vetëm gjashtë muaj.

 

Ai filloi të shtojë në peshë, pasi hoqi dorë nga ushtrimet dhe vazhdimisht konsumonte birra në orët e vonshme duke qëndruar para televizorit.

 

Por në momentin që i tha lamtumirë picave, ushqimit të shpejtë dhe iu nënshtrua dietave dhe hante në masë të madhe sallata, ndryshimet filluan të vërehen dukshëm.

 

Për të pasur sukses “misioni” i tij, ai ecte nga dy orë në ditë nëpër male dhe një orë tjetër bënte ushtrime në palestër. Dhe pasi filloi të dobësohet, ai dukej për 20 vite më i ri.

 

“Arrita të shndërrohem nga një baba me bardh të madh në një student me fizikus të përkryer”, ka deklaruar Jeremiah, pronari i një dyqani.

 

“Që kur jam dobësuar gjithçka po duket më mirë, flokët dhe lëkura janë më të shëndosha, dhe tani mund të shihet pa ndonjë problem nofulla ime, pasi më parë ishte e mbuluar me ‘tul’”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

 

05/09/2018 13:38

Rreh babanë, arrestohet gjilanasi