Sporti

Babai i Neymarit po kërkon largimin e djalit të tij nga PSG

05/10/2018 11:56
nga:Lorik J

Babai i Neymar i ka kërkuar agjentit Pini Zahavi që të kthejë djalin e tij në tregun e transferimeve këtë verë.

Sipas gazetës franceze Liberation, babai i Neymar i ka thënë Zahvin që të largojë djalin e tij nga Paris Saint Germain, shkruan GazetaBlic

Një person i afërt me Neymar  ka thënë për Livertation se qëllimi i takimit të babit me agjentin ishte largimi i Neymar nga Ligue 1.

“Ai i kërkoi atij të hapte derën për klubet më të mëdha të Evropës”, tha burimi.

Real Madrid është destinacioni i qartë.”

Megjithatë, nuk përjashtohet se e tëra kjo është vetëm një taktikë për të kërkuar një pagë edhe më të madhe, duke vënë presion mbi PSG.

/GazetaBlic/

11/23/2019 23:15

Neymar si Ronaldo, pas zëvendësimit largohet nga stadiumi