Lajme

Babai i kryeministrit Haradinaj me komplikime shëndetësore, ka dy ditë që është shtrirë në QKUK

06/13/2018 23:28
nga:M H

Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka dy ditë që është shtrirë në QKUK.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ai ndodhet në mjekim intensiv qendror.

Është hera e dytë brenda këtij viti që Hilmi Haradinaj shtrihet në spitalin publik.

Po ashtu, lajmi.net mëson se Hilmi Haradinaj sot është vizituar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Haradinaj.

Gjendja e tij tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rreth dhjetë ditë më parë i njëjti ishte pranuar në QKUK përkatësisht në Klinikën e Kardiologjisë për shkak të problemeve shëndetësore me zemër. Më pas ai është larguar nga QKUK dhe ka vazhduar trajtimin në një spital privat./Lajmi.net/

08/18/2018 13:23

Haradinaj: Kofi Annan pati rol të madh në kauzën tonë për liri