Showtime

Babai iu infektua me Covid-19, Dj Vicky ironizon me Ramën dhe Veliajn

04/06/2020 15:41
nga:N S

Vik Kraja, i njohur ndryshe si Dj. Vicky së fundmi është përballur me diçka shumë të pakëndshme në familjen e tij.

Babai i tij Dhimitër Kraja është diagnostikuar me virusin Covid-19 ndërkaq Viki po brengoset për gjendjen aktuale në vend pasi nuk po respektohen rregullat e karantinës.

Ai këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi ku i ka etiketuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“Mora leje me hudh plenat, kafet plot, marketet plot, bankat plot, të gjithë me kafe në dorë, po putheshin. E hënë pranverore”, ka shkruar ai duke ‘vënë në dijeni’ dhe kryeministrin së bashku me kryebashkiakun të cilët kishin premtuar masa të rrepta për ruajtjen e distancimit social në të gjithë vendin, e kryesisht në qytetet e mëdha siç është dhe metropoli i Shqipërisë.