Lajme

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit

06/16/2019 00:26
nga:Gazeta Blic

Sot janë bërë një muaj që kur vogëlushi nga Podujeva, Unik Statovci nuk arriti ti bëjë ballë sëmundjes dhe vdiq në spitalin ku po trajtohej.

Për të ndjerin, Unikun pesë muajsh, shumë qytetarë mblodhën para për shërimin e tij, ku mjaftë shumë ndihmoi edhe grupi ‘Merkali t’kerreve.

Një muaj pas vdekjes së Unikut, sot babai Valmir Statovci ka bërë të ditur se të gjitha mjetet që nuk janë shpenzuar, do t’i ndajnë për fëmijët e tjerë që janë diagnostikuar me sëmundje të rënda.

Postimi i plotë i Valmirit:

#Unik 15.06.2019, Nje muaj pa Engjullin tonë.

Përshëndetje, Familjar, Shok, Miq e Dashamir! Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për kontributin e dhënë për shërimin e Unikut tonë, gjithashtu ju falenderojm për kohën që gjetët të na shprehni ngushëllimet e juaja e sado pak ta ndani dhimbjen me ne! Vendimi i All-llahut paska qenë që Uniku jonë mos të ketë jetë në këtë botë më shumë se me datën 13.05.2019.
Shuma e parave e cila është grumbulluar nga ana juaj për shërimin e Unikut tonë, nuk është shpenzuar e tera, andaj ne si familje kemi vendosur që pjesën e mjeteve të pa shpenzuar për shërimin e djalit tonë ta shpërndajm tek fmijet e tjerë të sëmur, me shpresën që ata do të shërohen In sha Allah. Në ditët në vijim do t‘i bëjm publike të gjitha dëshmitë, që tregojn saktësisht ku dhe për kë janë transferuar paratë dedikuar Unikut tonë.
Ndihma juaj për Unikun, In sha Allah jetë për fëmijët tjerë!