Sporti

Babai i Piatek: Ai është gati të largohet nga Milani

01/24/2020 11:14
nga:M K

Rikthimi i Ibrahimovic’it në Milan padyshim se i ka hapur rrugë largimit të Krzysztof Piatek.

Përkundër faktit se trajneri i “kuq e zinjve”, Stefano Pioli pati deklaruar se Piatek nuk duhet të ketë frikën e suedezit Ibrahimovic, megjithëse minutazha e polakut është reduktuar dukshëm, shkruan GazetaBlic.

Shto këtu faktin se forma e tij kishte rënë për dallim nga fillimi i paraqitjeve me Milanin, andaj ekzistojnë të gjitha predispozitat që ai të përshëndetet me Rossonerët.

Këtë e ka pranuar edhe babai i futbollistit, Wladyslaw Piatek, i cili në një intervistë për “Sportowefakty” ka thënë se biri i tij dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

“Krist synon EURO’n 2020 dhe ai duhet të luajë e jo të qëndrojë në bankën rezervë. Nëse nuk mund ta bëjë në Milan, do ta bëjë diku tjetër, por ai duhet të luajë sa më shumë”.

Këto shenja tregojnë qartë se futbollisti po kalon ndoshta ditët e fundit në San Siro, derisa Tottenhemi mbetet skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit polak.

/GazetaBlic/

01/21/2020 17:36

Manchester United vihet pas Krzysztof Piatek, e ardhmja e polakut larg Milanit