Showtime

Babai i Beyonce thotë për të bijën diçka që s’pritet nga një baba!

06/20/2019 15:07
nga:Natyra

Babai i këngëtares së famshme amerikane Beyonce, Matheë Knowles, ka folur për kolorizmin në industrinë e muzikës.

67 vjeçari i cili është producent muzikor dhe menaxher talentesh në një intervistë së fundmi, është deklaruar për mënyrën se si publiku e përcepton ngjyrën e lëkurës.

“Në muzikë ka ende segregacion. Nëse i sheh fotografitë e Whitney Huston, do e vëresh se si ata janë përpjekur që lëkura e saj të duket më e bardhë. Ka një përshtypje se sa më i bardhë që je, je më i mençur dhe qëndron më mirë ekonomikisht”.

Kur e pyetën për vajzën e tij Beyonce, nëse do e ndikonte suksesin e saj po të kishte lëkurë më të errët ai është shprehur:

“Mendoj se do ta kishte afektuar shumë suksesin e saj”.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte