Lajme

Babai humb jetën pasi djali shkakton vetë aksident me traktor

01/12/2018 08:43
nga:F.B

Një aksident me fatalitetet ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës, i cili edhe ka vdekur.

Sipas Policisë, rreth orës 14:50 minuta, një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

“Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit. Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

06/18/2018 12:34

Policia sqaron se çka ishte mjeti i dyshimtë që u gjendet para Komunës së Suharekës