Cool

Babai filmon të bijën nga momenti i lindjes e deri te ditëlindja e saj e 18-të, dokumentoi ndryshimin ndër vite

06/21/2018 15:08
nga:A. R.

Për çdo prind, ideja se fëmija i juaj po rritet shëndoshë e mirë është ndjenja më e mirë.

Një filmbërës holandez kishte vendosur që kreativitetin e tij ta shfaq në një video afro 6 minuta, ku shihet se si vajza e tij është rritur ndër vite, transmeton Telegrafi.

 

Frans Hofmeester ka krijuar videon e veçantë të bijës së tij Lotte, e cila është filmuar nga momenti që kishte lindur e deri sa kishte mbushur 18 vjet.

Videoja fillon me imazhet e saj pas lindjes më 28 tetor të vitit 1999, dhe pothuajse çdo javë është filmuar duke krahasuar zhvillimin dhe ndryshimin e saj ndër vite. Një projekt të ngjashëm Frans e kishte realizuar edhe me të birin Vince.

“Nga momenti që e lindur e kam filmuar Lotten. Ajo ndryshonte me hapa të shpejtë, dhe kështu ndjeva nevojën që ta dokumentoj këtë”, ka deklaruar ai në ueb-faqen e tij.

Kjo video është shikuar nga afro 4 milionë persona, ndërsa Frans ka pranuar se ka pasur ditë kur vajza nuk ishte në disponim që ta filmonte. /Telegrafi/

08/30/2020 11:33

Babai kanos dy djemtë e tij me armë