Lajme

“Babadimri i KEDS-it sot po shpërndan ‘dhurata’ për qytetarët”/ Miftaraj kujton deklaratën e Kurtit për privatizimin e tij

01/22/2024 12:12
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se sot babadimri i KEDS-it ka nisur me shpërndarjen e dhuratave/faturave për qytetarët e Kosovës, që atyre në IKD u ka shkuar 700 euro, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se qeveria aktuale kur ishte në opozitë e shante e mallkonte privatizimin e KEDS-it.

Miftaraj po ashtu kujton deklaratën e Kurtit në 2017 se do të iniciojë hetime.

Postimi i tij i plotë:

Babadimri i KEDS sot paska filluar t’i shperndaj dhuratat/faturat per qytetaret e republikes se Kosoves.

Dhurata/fatura per muajin janar na erdhi afer 700 Euro ne IKD.

Qeveria e shpreses sa ishte ne opozite e shajke e mallkojke privatizimin e KEDS.

Albin Kurti ne Rubikon te KTV me 6 qershor 2017:

Kurti përmendi rastin e privatizimit të KEDS-it për çka tha se do të iniciojë hetime dhe në rast se ka pasur shkelje të mjaftueshme, ai do ta kthejë.

“Ka pasur mjaftueshëm shkelje të kushtetutës e transparencës në mënyrë që të fillonte një hetim. Të shitet për 26 milionë euro. Unë do të isha në këtë rast si kryeministër me qëndrime politike të përvojës sime në politikë dhe janë pastaj juristët për të hetuar shkeljet”, ka thënë ai.

“Jemi qeveri e cila nuk do të hakmerret por nuk do ti falim krimet, nëse ka pas krime atëherë do të trajtohen”, ka thënë ai.