Showtime

Baba për herë të tretë, Kastro Zizo zbulon gjininë e fëmijës që do vijë në jetë

11/09/2019 13:00
nga:L I

Kastro Zizo po bëhet baba për herë të tretë dhe lajmin e bukur këngëtari e zbuloi javën e kaluar kur prezantoi këngën e tij “Pema e jetës” me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike”.

Atë ditë Kastro u shpreh se ende nuk e di nëse fëmija është djalë apo vajzë, por mesa duket këtë javë e ka mësuar.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Late night show”, Kastro kishte të ftuar gazetaren Genta Hodo e cila e uroi që do bëhet baba për herë të tretë.

“Po, po pres dhe një fëmijë”, tha Kastro dhe zbuloi se dje ka mësuar gjininë e fëmijës.