Sporti

Azerbajxhani – Kosova ndeshja përfundon me këtë rezultat

11/14/2017 16:54
nga:Y.K

Kombëtarja e Azerbajxhanit U21 dhe Reprezentacioni i Kosovës U21 kanë luajtur në Baku pa gola.

Kjo ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimin e Kosovës në kampionatin evropian i cili mbahet në vitin 2019, ka përfunduar me rezultatin më të pa dëshiruar për shikues. shkruan Gazeta Blic

Kosova në këtë ndeshje kishte disa gjysme raste por nuk arriti të shënoi as një gol.

Kujtojmë që Azerbajxhani e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak pasi që Krivotsyuk u përjashtua nga ndeshje në minutën e 88, dhe Sadigov në minutën 94 të ndeshjes.

Pas këtij barazimi Reprezentacioni i Kosovës tani ka 7 pikë dhe renditet në vendin e katër, në grupin e pestë, ndërkohë kjo është pika e parë e marrë nga Azerbajxhanit në këto eliminatore./Gazetablic.com

 

 

11/14/2017 15:49

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Azerbajxhani – Kosova me rezultat befasues