Lajme

Azemi paralajmëron grevë në QKMF: Nuk po zbatohet vendimi për pagën minimale

02/03/2026 15:36
nga:Sh R

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar lidhur me mosrespektimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, raporton GazetaBlic.

Azemi në një intervistë për GazetaBlic, thekson se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pagesa e parë që është bërë, është bërë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

“Ju e dini që paga minimale ka hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti dhe na normal që tri herë e kemi bërë apel tek operatorët ekonomik dhe te kontraktuesi që ne pagën minimale duhet ta respetojmë dhe për pagat e muajit janar duhet ta kemi rritjen normale komform pagës 425 euro. Në Qendren e Mjekësisë Familjare edhe pse është herët të themi për të gjitha kompanitë se si do të veprojnë, sepse sot është data 4, por pagesa e parë që është bërë në QKMF është bërë në kundërshtim me vendimin e kryeminstrit, në vend që të bëhet 396 euro ajo është bërë 325 euro”, vlerësoi ai.

Ai thekson se kanë paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe institucionet që nëse brenda tri ditëve nuk bëet pagesa, atëherë punëtorët teknikë nga java e ardhshme do të ndalojnë punën.

“Ne e kemi paralajmëruar pronarin e kompanisë por edhe drejtorin e QKMF që nëse brenda 3 ditëve nuk bëhet pagesa dhe nuk shtohet pjesa që i takon atëherë ne që nga java e ardhshme do ti ndalim punimet sepse do ta respektojmë vendimin e kryeministrit lidhur me pagën minimale. Realisht ata detyrën e vet që e kanë pas nuk e kanë kryer, sepse unë kam bë apel që të gjithë operatorët ekonomik ta kalkulojnë pagën e këtyre punëtorëve dhe tu qesin faturat kontraktuesve si mas gjitha gjasave këtë nuk e kanë bë, dhe kjo është problem i tyre. Ne nuk merremi me probleme të tyre pse nuk e ka bë faturimin ose kalkulimin por ne e dimë që paga duhet të jetë 396 euro dhe e dimë që nga e hëna fillojmë me grevë nëse nuk përmbushet ky obligim i tyre”, tha ai.

Azemi paralajmëroi se mund të ketë edhe probleme të tjera, por siguroi punëtorët dhe anëtarët e sindikatës se paga do të paguhet sipas vendimit të kryeministrit, edhe nëse ka vonesa prej një apo dy javësh.

“Unë e konsideroj që do të kemi edhe probleme tjera, por vetëm ju garantoj punëtorëve të sindikatës dhe të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, këta mund të vonohet paga 1 javë 2 eventualisht por nuk kanë rrugë tjetër përvec që pagën ta paguajnë komfort vendimit të kryeminstrit të Kosovës”, vlerësoi ai

Ai shtoi se për rrezikimin e shërbimeve shëndetësore përgjegjësinë duhet ta marrin operatorët, drejtuesit e QKMF-ve dhe institucionet përkatëse, përfshirë edhe ministritë relevante.

“Sa rrezikohen këto shërbime është dashtë me ditë operatori, drejtori i të gjitha qendrave të QKMF dhe drejtoritë përkatëse por në këtë rast ndoshta edhe ministritë përkatëse, por këto janë cështje të tyre. Ne e kemi kryer obligimin tonë, kemi luftu që kjo pagë të jetë ende më e madhe por megjithatë njëanshëm qeveria e Kosovës ka vendos dhe ne jemi të obliguar që ta respektojmë këtë, por në njëfarë forme janë të obliguar që në moment kur mirret një vendim duhet të barten, duhet të bëhen kalkulimet dhe duhet të barten mjetet te operatorët që duhet të shtohen këto mjete”, përfundoi Azemi për GazetaBlic.