Euro2024

Ayoze Perez mungon ndaj Shqipërisë

06/22/2024 09:30
nga:E K

Sulmuesi i Spanjës, Ayoze Perez, ka pësuar një dëmtim muskulor pas ndeshjes ndaj Italisë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, gjë që do ta bëjë të mungojë në ndeshjen e fundit në grup kundër Shqipërisë.

Takimi me “kuqezinjtë” nuk ka absolutisht asnjë rëndësi për “La Furia”, pasi skuadra e Luis de la Fuente ka siguruar tashmë vendin e parë në grup. Megjithatë, Ayose Perez do të jetë në pikëpyetje edhe për ndeshjen e fazës së 16-të, e cila është më 30 qershor në orën 22:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Betis hyri në lojë në minutën e 78-të të fitores 1-0 ndaj Italisë, duke zëvendësuar lojtarin e ndeshjes Nico Williams. Ayose pati dy raste të mira për të shënuar, por nuk mundi të përfundonte.

/GazetaBlic Sport.