Lajme

Avokatja Zanë Mali ‘godet’ ‘Lëvizjen për Familjen’: LVV-ja është liruar nga njerëz me mentalitet primitv!

10/17/2024 16:11
nga:Y I

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, njoftoi disa ditë më parë se së bashku me deputetin, Visar Korenica, po largohen nga Lëvizja Vetëvednosje duke krijuar tashmë ‘Lëvizjen për Familjen’.

Rrahmani tha se lëvizja e tyre ka ardhur për shkak të disa temave për të cilat nuk janë dakorduar me LVV-në si Projekt-Kodi Civil, Projekt-ligji për shëndetin riprodhues, ikja e të rinjve etj.

Në lidhje me këtë ‘Lëvizje’ ka folur për “Gazeta Blic” avokatja, Zanë Mali.

Mali tha se tashmë Lëvizja Vetëvendosje është liruar nga njerëz me mentalitet primitv.

“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje është liruar tashmë nga njerëz me një mentalitet primitiv të cilët çështjen e fesë dhe mendimet e tyre primitive dhe të kota i çmojnë më shumë se vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Për mua pavarësisht se është e keqe apo e mirë, një Kushtetutë që e kanë votuar deputetët e Republikës së Kosovës dhe një Kushtetutë që shumica e saj është bër nga SHBA-të, për mua është ligj dhe është mbi gjithçka, mbi çdo libër fetar të mundshëm. Për mua Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe shteti i Kosovës janë më të lartë bashkë me popullin edhe territorin. Prandaj s’kam çfarë shtoj më shumë nëse diçka veçse në Kushtetutë parashihet ajo duhet të implementohet dhe realizohet” tha Mali në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.