Lajme

Avokati i “Tarkanit” mohon kërcënimin e paraqitjen në Polici të klientit të tij

01/12/2018 22:34
nga:D.I

Naim Rudari, avokat i Avni Berishës i njohur si “Tarkani”, ka mohuar se klienti i tij është kërcënuar dhe se një gjë të tillë e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

“Nuk është e vërtetë se kemi qenë në polici e as që Avniu është kërcënuar ose që ka dhënë ndonjë deklaratë. Unë jam me të këtu tash në shtëpi të tij dhe kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Portali, duke u thirrur në burime të sigurta brenda Policisë së Ko”sovës raportoi se polici i cili është i suspenduar për rrahjen ndaj drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka paraqitur në polici kërcënime që i janë bërë.

Zëdhënësit e Policisë së Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes kanë qenë të pa qasshëm në telefon.

 

 

01/12/2018 22:02

‘Tarkani’ shkon në Polici, thotë se po kërcënohet