Avokati i Popullit ua ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse raportin që ka të bëjë me vlerësimin e detyrimeve të organeve shtetërore për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga dhuna në familje.
Raporti ndër të tjerash trajton veprimet dhe mos-veprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir të Prishtinës, me ç’rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj edhe veten.
Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër dhunës në familje.
“Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar”, thekson komunikata e lëshuar nga Avokati i Popullit.
Raporti rekomandon autoritetet përgjegjëse për hapat që duhet të ndërmerren, dhe të njëjtin në formatin e tij të plotë mund ta gjeni në ueb faqen e IAP-së, në këtë link:
LEXO EDHE:
Lekaj: Dokumenti “non paper” i papranueshëm, monitorim 24 orësh për Kurtin