Showtime

Avokati i Asap Rocky qëllohet me armë zjarri në kokë

09/06/2019 19:39
nga:M K

Avokati suedez i Asap Rocky është plagosur me armë zjarri në Stokholm.

Një avokat i shquar suedez, i cili përfaqëson rastin e reperit Asap Rocky, është qëlluar në kryeqytetin suedez, Stokholm, të premten në mëngjes, shkruan Forbes, transmeton lajmi.net.

Policia po e heton rastin, disa persona janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje.

Henrik Olssen Lilja u qëllua në kokë dhe kraharor dhe raportohet se e ka thirrur vetë policinë me shërbime të uegjencës, raporton gazeta suedeze Expressen.

Ai u dërgua në spital me një ambulancë, ndërsa zëdhënësja e avokatit konfirmoi për Forbes se Lilja ishte viktimë e të shtënave.

Policia është duket e hetuar këtë rast dhe ende nuk dihet nëse avokati ishte shënjestër për shkak të punës së tij.

04/06/2018 14:32

Reperi amerikan kopjon Ledri Vulën?! (Foto)