Lajme

Avdyli tregon se kush do ta pasojë Vjosa Osmanin në parti nëse bëhet presidente

02/26/2021 00:09
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka treguar në emisionin dPT te fidani në T7 se kush do të jetë zëvendësim i Vjosa Osmanit në krye të partisë nëse kjo e fundit bëhet presidente.

Lista Guxo ka garuar në këto zgjedhje në listën e VV’së ndërkohë që Vjosa Osmani ka qenë numër 2 dhe kandidate për presidente.

Për tu zgjedhur presidente duhet që të jenë të pranishëm 2/3-at e Kuvendit dhe nuk është sigurtë nëse kjo gjë do të ndodhë pasi sipas rezultateve preliminare VV ka rreth 47% të votave.

Në rast se zgjedhjet presidente, Osmani duhet të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake pasi që ndryshe do të bënte shkelje të Kushtetutës.

Avdyli ka thënë se zëvendësuese e saj në këtë subjekt do të ishte Donika Gërvalla.

Po ashtu, Avdyli ka thënë se nuk do të kthehet asnjëherë në LDK. Njëjtë ka deklaruar më herët edhe Vjosa Osmani e cila tha se votat e popullit i kanë trasuar rrugën që ajo të jetë presidente.

Avdyli, Osmani dhe Faton Peci u larguan nga LDK dhe krijuan një nismë të tyre qytetare.

LDK ndërkohë pësoi rezultatin më të keq në histori ku fituan vetëm 13% të votave. Në këtë subjekt janë paralajmëruar zgjedhjet e reja për kryetar të partisë që do të mbahen më 14 mars.

 

Vjosa Osmani tregon se a do të kthehet në LDK

06/15/2021 17:44

​Osmani pret në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë