Lajme

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vetëm

12/10/2025 19:22
nga:Y I

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për dështimin e formimit të qeverisë nga partia e Albin Kurtit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti.

Në DPT te Fidani, ai tha se ndonëse lista e tyre pati “fitore bindëse”, nuk arritën të formojnë të vetëm qeverinë.

“Kemi pasur një fitore goxha bindëse, por ishte e pamjaftueshme të bëjmë qeverinë vetë. Dhe duke e parë këtë situatë, ne kemi bërë ofertat tona që nga fillimi duke dërguar ftesa te partitë e caktuara, konkretisht për LDK-në. Edhe me Nismën kemi pasur një negociim, por kërkesat e tyre nuk kanë qenë që të arrijmë në një kompromis, ndërsa me LDK-në ata as nuk kanë pranuar të ulen”, deklaroi Avdyli.

Ai tha se qytetarët duhet ta dinë se “ne nuk jemi bllokuesit”, duke tentuar që fajin t’ua vë partive tjera, konkretisht LDK-së e cila nuk u shpreh e gatshme të bashkëpunonte me LVV-në.