Lajme

Avdullah Hoti: Zbatimi i MSA-së ka rënë nën hijen e skandaleve nga ky koalicion

06/19/2018 11:34
nga:Gazeta Blic

Avdullah Hoti, në emër të parashtruesit së interpelancës të ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, tha se nga ministrja Hoxha kërkojnë të japë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së.

“Hoxha është thirr për të dhënë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Zbatimi i kësaj marrëveshje është jetike për të ardhmen e vendit tonë. Zbatimi i MSA-së si shumë çështje të tjera kanë rënë nën hije të këtij koalicioni dhe nën hije të skandaleve të ndryshme. Hoxha i ka dërguar në prill komisonit për Integrime raportin, ky raport tregon se ka vonesa serioze të 60% të masave, vonesa për pakon e ligjeve për administratë publike. Kjo është e natyrshme kur ka rritje të pagave, kur caktohen zv. ministra, koordinatorë”.

Hoti, në emër të LDK-së lexoi mocionin e përgatitur nga ky grup parlamentar.

“Në emër të GP të LDK-së paraqesim këtë mocion:

  1. Në afat prej dy jave Qeveria të sjellë në Kuvend programin kombëtar të MSA-së të rishikuar për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.
  2. Komisioni parlamentar për MSA-në dhe ai për Integrim Evropian të shqyrtojnë në afat prej dy jave këtë program me zyrtarë përkatës të Qeverisë dhe t’i paraqesin Kuvendit raport me shkrim duke i identifiku masat prioritare dhe institucionet përgjegjëse.
  3.  Pas çdo tremujori komisioni parlamentar për MSA-në t’i paraqesë Kuvendit raport me shkrim lidhur me zbatimin e programit kombëtar për MSA-në dhe të gjitha komisionet parlamentare të obligohen të përcjellin punën e digasterëve qeveritare të cilat ato i mbulojnë lidhur me detyrat e këtyre institucioneve për zbatimin e planit kombëtar të MSA-së”.

09/24/2020 08:54

Kryeministri Hoti në ora 11:00 mbanë konferencë për media