Lajme

Avdullah Hoti mban takim virtual me ambasadorë të BE-së, i njofton për dialogun

09/23/2020 13:58
nga:Sh Xh

Kryeminisri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së. Në këtë takim virtual ai i ka njoftuar ambasadorët për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe ka thënë se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë kësaj bisede, Hoti, po ashtu ka theksuar faktin se liberalizimi i vizave do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet nga kryeministria.

Po ashtu Hoti i ka falënderuar ambasadorët për ndihmën e vendeve të tyre për Kosovën në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Ai ka shtuar se Qeveria është e përkushtuar për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e saj.

“Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Hoti.

Ky është postimi i plotë i Kryeministrit Hoti:

Falënderues ndaj vendeve të BE-së që ndihmuan në përballimin e pandemisë

Sot zhvillova një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, me të cilët biseduam për situatën e përgjithshme në vend, me theks në luftën e përbashkët kundër #COVID19. Me këtë rast, kam falënderuar ambasadorët e vendeve mike për ndihmën dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadorët i kam njoftuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, liberalizimi i vizave mbetet ndër qështjet kyçe që duhen zgjidhur me BE-në, veprim ky që do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit.

Falënderues ndaj vendeve të BE-së që ndihmuan në përballimin e pandemisëSot zhvillova një bisedë virtuale me…

Publiée par Avdullah Hoti sur Mercredi 23 septembre 2020

04/15/2020 14:12

Hashim Thaçi takohet me ambasadorët e QUINT-it: Paralajmëron formimin e Qeverisë së re