Lajme

Avdullah Hoti: Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale

12/28/2020 21:57
nga:Gazeta Blic

Debatit se kush duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeminsitër i është bashkuar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Ai ka shkruar në Facebook se LDK është jo vetëm parti, por edhe shkollë politike, raporton Gazeta Blic.

“Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit.

LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën.

Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci.

Kryesia e LDK-së mblidhet të mërkurën: Katër emrat favoritë për kandidatin për kryeministër

 

12/29/2020 07:08

Kosovë: 9 mijë e 515 raste aktive me koronavirus