Lajme

Hoti flet sikur të ishte kryeministër: Kemi filluar komunikimin për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike

05/26/2020 11:01
nga:Gazeta Blic

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka theksuar se ai është duke punuar që ta rimëkëmbë ekonominë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar bë Facebook se ka nisur mobilizimin për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, pas situatës së krijuar me koronavirusin.

“Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.

Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.

07/06/2020 12:25

Hoti dhe Vuçiqi takohen me 12 korrik, për të rinisur dialogun me ndërmjetësimin e BE-së