Lajme

Australia do të vrasë mijëra deve, shkaku i thatësisë

01/08/2020 14:46
nga:B. D

Mijëra deve do të vriten nga helikopterët në pjesën jugore të Australisë për shkak të thatësisë dhe temperaturave ekstreme.

Procesi i vrasjes së këtyre kafshëve filloi të mërkurën dhe do të zgjasë pesë ditë. Ky vendim u mor për shkak të ankesave të disa banorëve se kafshët janë bërë agresive për shkak të mungesës së ujit.

“Ato po enden nëpër rrugë për të kërkuar ujë. Jemi të brengosur për sigurinë e fëmijëve të vegjël”, thotë Marita Baker, e cila jeton në këtë pjesë.

Vrasjen e deveve do ta bëjnë punëtorët e Departamentit për Mjedis dhe Ujëra.

“Duke i pasur parasysh kushtet e motit dhe grumbullin e deveve që po paraqet rrezik për komunitetin dhe infrastrukturën, janë të nevojshme masat e menjëhershme për kontrollimin e tyre.

Moti i thatë dhe i nxehtë ka shkaktuar zjarre të mëdha në natyrë, por vendi është përfshirë nga thatësia edhe para se të prekej nga kriza e zjarreve.

Devet nuk janë kafshë autoktone në Australi, por ishi sjellë në këtë shtet nga britanikët që kishin ardhur nga India, Afganistani dhe Lindja e Mesme gjatë shekullit XIX, shkruan BBC-i.

01/13/2020 22:42

Ulja e temperaturave qetëson zjarret në Australi