Showtime

Aurela Gaçe feston ditëlindjen e 46-të: Adoleshente përjetë

10/16/2020 20:50
nga:M K

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, gjatë ditës së sotme (e premte) feston ditëlindjen 46-të.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa ka ndarë një imazh ku shihet e buzëqeshur.

“Dikur, në çdo tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime. Tani, jo më”, ka shkruar ajo.

Për këtë vendim Aurela pati një arsye: “E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua”

Në po të njëjtin përshkrim ajo kishte thënë se ende ndjehet adoleshente, pasi ajo rritet dhe gjithmonë mendon ndryshe.

Figura të njohur publike, familjarë e fansa patën rastin që ta uronin artisten, duke zgjedhur fjalët më të mira për ditën e saj të veçantë. /Telegrafi/

08/12/2020 13:14

Këngëtares shqiptare i hakohet faqja e Facebooku-ut