Sporti

Aubameyang jep “dritën e gjelbër”, sulmuesi i Arsenalit afër transferimit në Barcelonë

01/24/2020 12:04
nga:M K

Pierre Emerick Aubamyang afër kalimit në “Camp Nou”.

Të paktën kështu thonë raportimet e fundit nga mediat spanjolle, që e lidhin sulmuesin nga Gaboni me një zbarkim në Kataloni, shkruan GazetaBlic.

Barcelona nuk ka qenë edhe aq aktive në tregun e transferimeve, por duket se energjitë i ka ruajtur për fundit, teksa synon që ta zëvendësojë Suarezin e lënduar, që do të mungojë për katër muajt e ardhshëm.

Lojtari tashmë ka dhënë “dritën e gjelbër” për të ndryshuar ambient, kurse tani ka mbetur peng vetëm akordi mes palëve.

Tashmë kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror, kurse çdo ditë e më tepër merkatoja ka filluar të “nxehet”.

Deri më tani, me plotë gojë mund të themi se skuadra më aktive është ajo e Interit, që mbrëmë arriti marrëveshje edhe me Eriksenin.

/GazetaBlic/

03/21/2020 20:02

Barcelona e ëndërron, Chelsea e ka në dorë fatin e tij