Me një fitore dramatike 1:0 ndaj Fiorentinës në finalen e Konferencë Ligës në Athinë, Olympiacos u bë klubi i parë grek që fiton një kompeticion evropian. Golin për titull historik e shënoi Ayoub El Kaabi në minutën e 116-të.
Ky është një sukses historik për shtetin e Greqisë, specifikisht Olympiacos. Jose Luis Mendilibar sezonin e kaluar udhëhoqi Sevillan për të fituar Ligën e Evropës dhe tani Olympiacos në trofeun e Ligës së Konferencës. I fundit që e bëri këtë ishte Rafa Benitez. Ai fitoi Kupën UEFA me Valencia në 2004 dhe Champions League me Liverpool një vit më vonë.
Ky trofe është veçanërisht i ëmbël për Olympiacos-in, sepse klubi nga periferia e Athinës, Pire, e fitoi në Athinë, në stadiumin e rivalit të tij të madh AEK.
Prandaj tifozët e Olympiacos festuan dhe u gëzuan pas triumfit. Këtë e dëshmojnë pamjet nga rrugët e Athinës dhe Pireut, ku sipas mediave greke kanë dalë mbi 100 mijë fansa të festojnë:
🤩🧨 Incredible scenes in Athens after Olympiacos’ win over Fiorentina in the Conference League final.
pic.twitter.com/1tmbaNJ8NO— CentreGoals. (@centregoals) May 29, 2024