Sporti

Atletico të interesuar për sulmues – Cavani bën gati valixhet

10/19/2019 09:33
nga:Ideal

Edinson Cavani mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit me fanellën e Paris Saint Germain në Francë.

Për 32-vjeçarin kanë shprehur interesim disa klube, e fundit është Atletico Madridi i Diego Simeones.

Sipas asaj që raporton ‘L’Equipe’, Atletico do të hyjë fuqishëm në garë për ta rrëmbyer uruguaianin.

Cavani është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe mund të mos e vazhdojë atë.

Manchester United, Inter, Juventus dhe po ashtu edhe Napoli – janë klubet tjera që e duan Cavanin