Sporti

Atletico paraqet ofertën për Cavanin, pritet përgjigjja e PSG-së

01/19/2020 23:55
nga:Lorik J

Atletico e Madridit prej kohës ka shënjestruar Edinson Cavanin si sulmuesin me profilin e duhur për të përforcuar sulmin. Klubi spanjoll shpreson të marrë uruguajanin para se t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Cavani në qershor mund të largohet si lojtar i lirë, por Simeone ka nevojë për të, ndaj i ka bindur drejtuesit e lartë të paraqesin një ofertë konkrete te klubi parizien.

Sipas “L’Equipe”, “Los Conchoneros” kanë ofruar 10 milionë euro për Cavanin e tashmë pritet përgjigjja e Parisit, që sigurisht nuk do të dëshironte të humbte pa fituar asnjë qindarkë nga kartoni i tij.SS