Sporti

Atletico Madridi synon yllin e Arsenalit, Alexandre Lacazette

01/14/2020 10:39
nga:M K

Atletico Madridi po synon të përforcohet në mini-afatin kalimtar dimëror.

Opsioni parësor mbetet Lacazette, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Emirates”, shkruan GazetaBlic.

“Los Colchoneros” dëshirojnë një futbollist që do ta zëvendësonte Diego Costan, që pritet të largohet. Fillimisht mendonin për Edinson Cavanin e PSG-së, por se uruguaiani preferon një rikthim në Itali.

Simeone ndërkaq, parapëlqen një lojtar të tipit të sulmuesit francez, andaj edhe zbarkimi i tij në gadishullin Iberik mund të bëhet realitet.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/