Sporti

Atletico Madridi mposht Barcelonën pa asnjë tipar të Barcelonës

11/21/2020 23:05
nga:M K

Kjo nuk është ajo Barcelona që njohim, ose thënë më mirë ajo e këtyre 15 viteve të fundit.

Mangësi në lojë, në konkretizim, për më tepër rezultate tejet të dobëta, jo të zakonshme për një skuadër me renome si ajo katalunase, përcjell GazetaBlic.

Blaugrana u mposht në derbi nga Atletico Madrid me rezultat 1-0, me golin e Carrascos në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Lexo edhe: Ter Stegen bën gabimin e vitit, Atletico Madrid në epërsi

Mysafirët ishin të pafuqishëm që të paktën të dalin të pamposhtur nga “Wanda Metropolitano”.

Me këtë humbje, skuadra e Koeman ka vetëm 11 pikë të arkëtuara pas tetë javësh, me çka pozicionohen në vendin e 13 të tabelës së klasifikimit.

Kurse, ekipi i Simeones kalon në vendin e dytë të renditjes tabelare, me 20 pikë, aq sa ka edhe Sociedadi, që ka një takim më shumë të luajtur.

Xhiron e ardhshme, Atletico Madridi i shkon Valencias në “Mestalla”, derisa Barcelona do të jetë nikoqire e Osasunës.

/GazetaBlic/

01/09/2021 10:10

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet edhe ndeshja tjetër e La Ligas, Atletico Madrid – Athletic Bilbao