Sporti

Atletico Madridi eliminohet nga ‘Copa Del Rey’, skuadra nga ‘Segunda Division’ vazhdon tutje

01/23/2020 23:37
nga:M K

Atletico Madridi ka befasuar të gjithë, pasi është eliminuar nga Copa Del Rey.

Të eliminohesh nga kupa nuk është edhe ndonjë gjë kush e di se çka, por nga një skuadër e ligës së dytë dhe për më tepër konsiderohesh si skuadra e tretë në Iberik, atëherë kjo doemos se llogaritet ‘shok’ i vërtetë, sidomos për tifozët e “los colchoneros”, shkruan GazetaBlic.

Correa hapi serinë e golave në minutën e 62’të, para se Castaneda t’i barazojë shifrat shtatë minuta para fundit, për ta regjistruar rezultatin 1-1 pas 90’të minutave, me çka skuadrat shkuan në vazhdime.

Në shtesat dy herë nga 15’të minuta vendasit ishin më të vëmendshëm, derisa Sergio Benito realizoi në minutën e 108’ë. Deri në fund, kryeqytetasit u munduan të bëjnë diçka më tepër, por nuk arritën dot. Kësisoj, Leonesa kalon tutje në fazën e 1/8-ës së finales në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Spanjë.

/GazetaBlic/

01/23/2020 22:56

S’ka fitues, Leonesa – Atletico Madrid shkon në vazhdime