Sporti

Atletico Madrid ‘shkatërron’ Valladolidin

11/30/2024 22:57
nga:E K

Atletico Madrid ka arritur fitore në transfertë ndaj Valladolid.

Skuadra e drejtuar nga Simeone triumfoi me rezultatin bindës 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.

Lenglet e hapi serinë e golave në minutën e 26’të, teksa Alvarez dhe De Paul realizuan në minutat 35′ dhe 37′.

Për epilogun final të këtij takimi u përkujdesën Griezmann dhe Sorloth me golat e realizuar në minutat 52′ dhe 92′.

Me këtë fitore At.Madrid zë vendin e dytë në La Liga me 32 pikë 2 më pak se Barcelona dhe 2 më shumë se rivali i qyetit Real Madrid që ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/