Sporti

Atletico Madrid e mposhtë Osasunan dhe e prekë zonën e Champions League

12/14/2019 22:59
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Osasunas.

Los Colchoneros kanë triumfuar me rezultat 2 me 0, me golat e shënuar nga Alvaro Morata dhe Saul.

Me fitorën e sotme, Atletico pas disa javësh futët në zonën e Champions League.

Madrilienët momentalisht janë në vendin e katërt me plotë 29 pikë, një më shumë se Real Sociedad që morri një barazim me vlerë ndaj Barcelonës.