Sporti

Atletico fiton mes vuajtjesh, -6 nga Barcelona

01/13/2018 20:41
nga:Lorik J

Një gol në kundërsulm i Kevin Gameiros i mjaftoi Atleticos së Madridit për të marrë pikët maksimale në transfertën me Eibar e për të ushtruar presion mbi Barcelonën kryesuese.

Në një ndeshje aspak të lehtë ishin dy francezët e Los Colchoneros që i dhanë fitoren e dytë radhazi madrilenëve përballë një Eibari që po kalonte një formë të jashtëzakonshme.

Skuadra e Simeones shfrytëzoi mbi të gjitha pjesën e parë të mirë, ku pati dhe rastet më të mira  ndërsa Eibar nuk mundi dot të konkretizojë qarkullimin e topit dhe rastet e krijuara sidomos në pjesën e dytë, ku madje në minutën e 91-të Atletico shpëtoi vetëm për pak nga pësimi i golit të barazimit.

3 pikë të vuajtura për formacionin e Simeones përballë një Eibari që meritonte më tepër sesa thjesht humbja nga kjo përballje./ss

06/19/2018 10:37

Atletiko Madrid zyrtarizon 3 lojtarë në mesnatë