Atdhe Nuhiu është shndërruar në një adresë tallje në “Wikipedia”.
Siç duket dikush ka edituar profilin e tij në “Wikipedia”, duke u talluar me sulmuesin kosovar, shkruan GazetaBlic.
Në profilin e tij në “Wikipedia” është shkruar se ai ka qenë pjesë e Barcelonës, Manchester United, Chelsea, Bayern Munich e disa skuadra tek të cilat ai nuk ka luajtur asnjëherë.
Gjithashtu, nga ndryshimet e bëra në profilin e 31-vjeçarit, del se ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 720 gola.

/GazetaBlic/


