Lajme

Atdhe Arifi tregon biesdën e fundit me Astrit Deharin, derisa i dërgonin në burg

11/03/2019 00:06
nga:Gazeta Blic

Aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer për takimin e fundit me Astrit Deharin, momentetet kur ka dëgjuar për vdekjen e tij në burg dhe detaje të tjera.

Atdhe Arifi bashkë me Astrit Deharin dhe katër të tjerë ishin arrestuar mëngjesin e 30 gushtit 2016 nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës me motivacionin për sulm me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, që kishte ndodhur rreth një muaj më parë.

Ai thotë se deri në stacionin policor nuk e kanë ditur për çfarë janë arrestuar, përcjell Telegrafi.

Grupin prej gjashtë personash më pas i kishin ndarë. Tre prej tyre ishin mbajtur në arrest shtëpiak ndërsa tre të tjerë përfshirë edhe Atdheun dhe Astrit Deharin i kishin shpërndarë në qendra të ndryshme paraburgimi.

Arifi thotë se për herë të fundit me astritin ishte takuar kur po hipnin në kombibusët e policisë.

Ai tregon edhe bisedën e fundit që kishte pasur me Astrit Deharin.

““Ku po të dërgojnë”, më pyeti Astriti. Unë i tregova që në Lipjan. E pyeta se atë ku po e dërgojnë. Një zyrtar policor reagoi duke më thënë se ‘çka po të intereson ty ku po e dërgojmë’, por Astriti më përgjigjet: ‘mua në Prizren’. Ishte hera e fundit që e kam parë Astritin të gjallë”.

Ai thotë se lajmin për vdekjen e Astritit e kishte dëgjuar në televizor dhe shton se qysh nga deklaratat e para të zyrtarëve përgjegjës e kishte kuptuar se e vërteta nuk është se ai ka bërë vetëvrasje.

Arifi thotë se pas këtij lajmi ishte normale që të frikësohej pasi thotë se tentimi për t’u kamufluar rasti i Astritit nga shteti të shtonte edhet më tej pasigurinë.

Pas këtij rasti Arifi thotë se kanë pasur vizita të shumta në burg dhe kanë kuptuar se mbrapa kanë një Organizatë dhe siç thotë “mbi të gjitha, një popull”.

11/18/2019 21:13

Ja kur pritet të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa