Sporti

Atalanta mposht Napolin, marshon sigurt drejt Champions Leagues

07/02/2020 21:34
nga:Lorik J

Me rezultatin 2:0, Atalanta ka marrë tri pikë të reja kundër Napoli në kuadër të Serie A, për t’u shkëputur kështu për pozitën e katërt në tabelë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, kurse duhej pritur deri në minutën e 47′ për të parë golin e parë. Ishte Mario Pasalic ai që i dha epërsinë Atalantas.

Rezultati u dyfishua shpejtë, kur Robin Gosens shënoi për 2:0, atëherë kur luhej minuta e 55′ e ndeshjes.

Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 60 pikëve për pozitën e katërt, duke numëruar 12 pikë më shumë sesa Roma që mban pozitën e pestë dhe 15 pikë më shumë sesa Napoli.