Euro2024

Atalanta me fjalë të mëdha për Gjimshitin: Gjithmonë krenar për ty!

06/25/2024 16:49
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur dje ndaj Spanjës me rezultatin 0:1 dhe kështu u eliminua nga Kampionati Evropian, EURO2024.

Megjithatë, pavarësisht se ishin në grupin e vdekjes, shqipet kanë dhuruar ndeshje të mira dhe emocione të shumta, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi i Atalantas para pak çasteve ka publikuar fotografi të kombëtares shqiptare, duke vënë theksin e veçantë tek kapiteni Berat Gjimshiti, i cili është lojtari i tyre.

“Gjithmonë krenar për ty”, shkruan ekipi i Atalantas.

/GazetaBlic Sport