Atalanta e ka fituar trofeun e Europa League për herë të parë në histori.
Skuadra italiane triumfoi bindshëm ndaj Bayer Leverkusen me shifrat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ademola Lookman ishte i jashtëzakonshëm, duke realizuar ‘Hat-trick’ në finalen e madhe në Dublin.
Ishte një paraqitje shumë e dobët nga Bayer Leverkusen, që nuk arriti për asnjë moment të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.
Kjo është edhe humbja e parë e këtij sezoni për Bayer Leverkusen.
/GazetaBlic Sport/