Sporti

Atalanta fenomenale, dyfishon epërsinë ndaj Valencias

02/19/2020 21:46
nga:M K

Skuadra që hyri në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë e para që kalon grupet përkundër se humbet tri ndeshjet e para, Atalanta, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ekipi nga Bergamo po e mposht Valencian spanjolle me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic.

Zikaltërit pak minuta para se të mbyllet pjesa e parë dyfishuan epërsinë. Atë e arritën përmes Josip Ilicic.

45′ Atalanta – Valencia 2-0

Për çdo çast pritet të mbyllet pjesa e parë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë.

Më poshtë edhe goli i para pak çasteve:

VIDEO

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:54

Gol në minutën e parë të ndeshjes Atalanta – Inter, mësoni kush ka shënuar